“Shpërthim” në Botërorin e atletikës, rekord i madh botëror i 400 metrave me pengesa

Ishte një nga “të zonjat e shtëpisë” që e vendosi, atletja amerikane Sidni Meklaflin (McLaughlin), në një garë që do të mbetet në histori. Vrapimi i saj ishte i jashtëzakonshëm dhe në finish dha kohën 50”68, një rekord i ri botëror, duke lënë rivalen më të afërt gati 2 sekonda prapa. Meklaflin, që ishte rekordmene e botës në fuqi dhe kampione olimpike, e përmirësoi ndjeshëm rekordin e mëparshëm që e kishte 51”41. E dyta, holandezja Femke Bol me 52”27, rezultati më i mirë i sezonit për të, ndërsa në vend të tretë amerikania tjetër, Dalila Muhamad me 53”13. Katër nga 5 vendet e para u zunë pikërisht nga atletet e SHBA-së.

Sfidanti.al