Moto GP, Bagnaia shpallet kampion bote

Pecco Bagnaia shpallet sërish kampion i botës me skuadrën Ducati duke dubluar titullin e sezonit të kaluar. Fitorja në Valencia që ishte edhe gara e fundit e sezonit dhe rrezimi i Jorge Martin ia bënë më të lehtë pilotit italian që gjatë këtij sezoni ka kaluar nëpërmjet shumë ulje-ngritjeve edhe për shkak të aksidentit të frikshëm të Barcelonës ku rrezikoi madje të humbiste edhe këmbët.

385 ditë pas triumfit të parë në Moto GP pikërisht në Valencia ku mundi Quartararon, këtë herë Bagnaia kaloi edhe Jorge Martin që rikuperoi pikë të rëndësishme në pjesën e dytë të sezonit me motorrin e tij Ducati Pramac por sot nuk arriti të qëndronte në pistë duke u përfshirë fillimisht në një incidente me Bagnaian dhe më pas nëpërplasjen fatale me Marc Marquez. Ky është titulli i tretë në total për Bagnaian që ka triumfuar një herë edhe në Moto 2 ndërsa në erën Moto GP pas Rossit dhe Marquez, Bagnaia bëhet piloti i tretë që e fiton titullin dy herë rresht.

 

sfidanti.al