Ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë, Andy Cole kritikon drejtuesit e Manchester United në lidhje me strategjinë e ndjekur në merkato. 52-vjeçari thekson se “Djajtë e kuq” kanë hedhur shumë para për të transferuar një si Antony ndërsa klube të tjera si Brighton kanë shpenzuar shumë më pak. Sipas Cole, Mitoma që i kushtoi Brighton vetëm pesë milionë euro është një goditje nga ato që vlen shumë më shumë se Antony.
“Ndonjëherë mendoj dhe pyes veten se cila është pika e fortë e Antony. Ai nuk drbilon, nuk krijon raste dhe nuk shënon, atëherë cila është pika e tij e fortë? Në 10 vitet e fundit United ka shpenzuar shumë për lojtarë që klubet e tjera as që ia “hedhin sytë”.
Nuk mund të vazhdohet kështu. Paguan një “mal” me para për Antony, rreth 100 milionë euro, ndërkohë që Brighton mori Mitoman për pesë milionë euro. Ky është momenti kur mendon se çfarë merkato po bën realisht United”, u shpreh Cole.
sfidanti.al