Bashkëshortja e Dani Alves: Nuk mendoj fare për viktimën

Që kur doli në dritë çështja “Dani Alves”, i akuzuar për përdhunimin e një të reje në tualetin e klubit të natës Sutton, Brcelonë, shumë nga vëmendja është kthyer tek Joana Sanz, bashkëshorte e lojtarit. Në deklaratat e para modelja nga Tenerife e trajtoi sulmin seksual tradhtie, por qëndrimi i saj ka ndryshuar. Joana Sanz ka thyer heshtjen duke u ulur për herë të parë në një program televiziv për t’u përballur me pyetjet. Ajo ka lënë të kuptohet se është ende në anën e futbollistit brazilian. Ka kaluar pothuajse një vit që kur Joana Sanz jetoi ato ditët e para, në të cilat ajo mori vesh nga shtypi akuzën e të shoqit për sulm seksual. Pas versioneve të shumta për gjendjen e marrëdhënies së tyre, modelja nga Tenerife nuk do të divorcohet. “Unë vërtet e fajësova duke e ditur që me kishte trashtuar. Në një moment kaq të vështirë në jetën time ai më ka zhgënjyer.”

Gjatë intervistës, Joana Sanz u pyet nëse po mendonte për viktimën e dyshuar të bashkëshortit të saj dhe përgjigja e modeles ishte tronditëse: “Mendoj për veten time, sepse nëse nuk e bëj, askush nuk do ta bëjë. Për më tepër, është një çështje që është në dorën e drejtësisë, nuk do ta ushqej më tej, do ta zgjidhin ata që duhet ta zgjidhin”, ishte përgjigja e saj. Gjatë intervistës Joana Sanz vendosi të sqarojë të gjitha të panjohurat dhe nuk ngurroi të përgjigjet për divorcin: “Ne jemi njësoj, nuk do të divorcohemi për momentin. Ai është në situatën që është dhe ne do të mbetemi të martuar për momentin”.

sfidanti.al