Mos vallë Kupa e Botës do ta largojë Nejmarin nga Paris SG?!

Është një nga futbollistët më të mirë të botës, e për këtë nuk ka dyshim. Të paktë janë talentet si Nejmari, porse në “Parkun e Princave” nuk arriti të përshtatej si tek Barcelona, edhe pse ka shënuar deri tani 100 gola në 144 ndeshje. Paris SG dëshiron që braziliani të largohet, dhe ndonëse numri 10 i ka hedhur poshtë këto zëra, ndoshta Botërori në Katar mund ta detyrojë të ndryshojë mendim. Nejmari dëshiron që të shpallet kampion i botës për herë të parë në karrierë, dhe të nisë t’i përngjajë Pelesë, Romarios e Ronaldinjos, veçse nëse nuk do të jetë i lumtur e nëse nuk do të luajë rregullisht, mund të mos e ketë formën e duhur. Problemi është se ku mund të shkojë, pasi nuk duket se ka klube të gatshë për ta marrë, të paktën nga ata të radhës së parë si Barcelona, Reali, Siti, Liverpuli, Çelsi, Bajerni apo Interi.

Sfidanti.al