Milan, sa e vështirë të mbahet Leao, Lojtari më i mirë i Serisë A!

Në 2021-2022 u zgjodh ai si numri 1, ndërsa në Milanelo nuk duan që përfundimi të jetë si me Donarumën, Kesien apo Çalhanoglunë. Këta ikën nga skuadra me parametër zero, dhe drejtuesit do të bëjnë ç’mos që të mos lejojnë që Rafael Leao të jetë rasti i katër negativ i viteve të fundit. Gjithsesi, sipas mediave italiane, rinovimi me sulmuesin portugez nuk do të jetë edhe aq i lehtë, pasi secila palë ka interesat e veta. Barrë e rëndë është shifra 20 milionë euro që Sportingu i Lisbonës duhet të marrë nga 23-vjeçari, kjo ndikon edhe tek rroga që do t’i jepet, ndërsa Milani kërkon që rinovimi të jetë deri në 2027. Me gjasë, futbollisti mund të pranojë, por me një klauzolë transferimi që do ta lejonte të largohej para kohë, ashtu si bëri Halandi. “La Gazeta delo Sport” u thotë tifozëve kuqezinj që ta marrin shtruar sepse ky proces mund të kërkojë disa muaj.

Sfidanti.al