“Vetëm Lejkërsat mund të kishin interes për Kajri Irvingun”

E thotë njëri nga gazetarët më të informuar në SHBA kur vjen puna për basketbollin, dhe ky është Adrian Vojnarovski (ndoshta, në Amerikë mund ta lexojnë Uojnauovski). Gazetari me origjinë të qartë polake deklaron se Kajri Irving vërtet mund të largohet nga Bruklin Netsat, por është e vështirë që shumë klube të mund ta marrin. Më herët ishte shkruar se Irvingu do të donte të shkonte sipas radhës, tek Lejkërsat, Klipersat, Niksat, Majemi, Dallasi apo Filadelfia. “Shumica e këtyre klubeve kanë plane të tjera për skuadrat e tyre, – thotë Vojnarovski, – ndoshta vetëm Lejkërsat mund ta marrin për të krijuar dyshen me Lebron Xhejmsin që fitoi titullin në 2016 me Klivlendin. Kjo, gjithsesi, pa humbur Entoni Dejvisin”.

Sfidanti.al