Sikur të çmotohej edhe “Air Albania” si stadiumi në Katar?

Kur u prezuantuan stadiumet e Boterorit të Katarit, njëri prej tyre të linte me gojë hapur kur thuhej se dukej dhe “zhdukej” brënda natës.. Ishte me kapacitet 40 mijë vënde, por i çmontueshëm! Një fakt i tillë ndezi fantazinë tonë me stadiumin tonë “Air Albania”, sikur të ishte edhe ai i çmontueshëm, që kur të mos kishtë ndeshje të “largohej” nga ajo ngushticë e madhe ku është futur , më shumë prej hallit të Kullës se sa prej ..futbollit.

Imagjinata e shfrenuar për ta lëvizuar nga vendi “Air Albanian”, një ditë mbërriti në emisionin “Passo” në Radio Top Albania dhe reagimi i moderatorit, Edi Manushi ishte mrekullues. Pyetja doli me më shumë spec se sa preferon ai: Sikur “Air Albania” të çmontohej dhe ta montonim diku gjetkë, me shumë hapësirë dhe pa “puçra në trup” si lokalet dhe kazinoja? Përgjigja e tij ishte si me porosi nga lart: “ Çojeni ku të doni stadiumin, vetëm Kullën mos e prekni!”

Sfidanti.al