Diego Milito mendon se Lukaku ndryshon raportet në Serinë A

Argjentinasi është i lumtur me ish-skuadrën e tij, Interin, që po merr një përforcim kaq të rëndësishëm. Kthimi i Romelu Lukakut në Itali (që pritet të mërkurën) mund të jetë një humbje për sulmuesin belg, por një fitore për zikaltërit, dhe këtë e thekson edhe Diego Milito. Edhe ai ka qenë sulmues dhe e njeh mirë këtë rol, ndërsa thotë se “kthimi i Lukakut ndryshon gjithçka”. Milito, që fitoi 3 trofe në 2010 me Interin e Murinjos (Champions, Seria A, Kupa e Italisë), thotë se “me këtë përforcim, skuadra është bërë shumë e fortë, dhe kjo do ta ndihmojë Lautaron që të përmirësohet, ndërsa për Inzagin nuk do të jetë e lehtë të gjejë përshtatjen”. Gjithsesi, Milito fton Interin të marrë patriotin e tij, Dibalën. Sipas tij, “Dibala është një rast që nuk duhet humbur”.

Sfidanti.al