Janë gjëra private, dakord! Janë gjëra që nuk të lenë shije të mirë, sidomos kur ndodhin në ambiente publike. Kështu i ngjau yllit të Mançester Sitit dhe Anglisë, Fil Foden, që pati një konflikt të ashpër me partneren e tij në një plazh të Korfuzit. Sipas mediave britanike, Fili ishte me të dashurën Rebeka Kuk në plazhin Glifadha në Korfuz, ndërsa ata kanë dy fëmijë së bashku, ndonëse janë shumë të rinj. Vajza besohet se i ka shikuar telefonin celular Fodenit, ndërsa ky ishte duke notuar, dhe ka dalluar ndoshta tradhëti, ndaj edhe i ka ulëritur kur ai ka dalë nga deti. “Mos më merr për budallaqe, – ka thirrur ajo duke habitur pushuesit e tjerë aty rrotull, – me ty nuk shkohet dot askund, sepse gjithmonë ndodhin gjëra të tilla”. Gjithsesi, Rebeka duket se e fal shpejt partnerin e saj, sepse këto gjëra paskan ndodhur në të kaluarën, dhe ajo vazhdon të jetë krah tij.
Sfidanti.al