Kampioni i botës me Francën pati një përshëndetje me kritika për teknikun në largim e sipër, Maurisio Poçetino. Kilian Mbape qenka shprehur se “taktikat e këtij sezoni nga ana jonë na kanë bërë më pak të frikshëm sesa më parë”. “Ne nuk ishim të frikshëm, ne nuk ishim edhe aq kërcëues sa më parë, – tha ai, – duhet të jemi sërish të tillë në Francë dhe në Europë, gjë që nuk e kemi bërë këta dy vjet”. Sulmuesi 23-vjeçar pret që tek Paris SG të vijë trajneri i ri, Galtie, dhe që ky të jetë pak a shumë si Tomas Tuheli, gjermani që udhëhoqi ekipin në finalen e Championsit në 2020 dhe fitoi titullin francez. “Synimi kryesor për ne është padyshim Liga e Kampionëve”, – tha ai.
Sfidanti.al