Edhe Juventusi do 100 milionë euro, por duke larguar 7 lojtarë!

Më herët kemi thënë se Interi do të largojë 4 lojtarë për të fituar 100 milionë euro, por edhe Juventusi do po kaq, 100 milionë, veçse duke larguar 7! Adrien Rabio vlerësohet në 20 milionë euro, dhe Njukasëlli është gati që ta marrë, por mesfushori francez do Championsin, ndoshta Çelsin e Man. Junajtidin. Nikolo Rovela vlerësohet po 20 milionë dhe ka qenë në huazim tek Xhenoa vitin e kaluar. Luka Pelegrini ka karton 12 milionë euro dhe e duan Uest Hemi apo Fulhami në Premier Ligë. Ueston Mekkeni mundtë lejohet të largohet vetëm për 30-35 milionë euro, edhe pse Alegri e pëlqen. Rolando Mandragora do të kthehet nga Torino dhe mund të largohet për 10 milionë euro. Luka Xanimakia kërkohet nga Parma dhe Kremoneze, Juvja e vlerëson 3 milionë euro. Portieri Franko Izrael shkon tek Sportingu i Lisbonës për 1.2 milionë euro dhe Juvja mban 50 për qind të kartonit.

Sfidanti.al