Man. Junajtidi shumë pranë De Jongut, por Ten Hagu ka shqetësim mbrojtjen!

Mesfushori besohet se do të jetë një lojtar i “djajve të kuq” deri në 30 qershor, të paktën kështu shkruhet në media. Mançester Junajtidi është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për Frenki De Jongun, e Barcelona mund të marrë 80 milionë eurot që kërkon për kartonin e tij. Ende lojtari nuk është shprehur, por gjithsesi trajneri Erik Ten Hag duket se do ta marrë futbollistin që do, për ta bërë qendër të projektit të tij, siç e kishte tek Ajaksi në 2019. Me gjasë, Ten Hagu do të ringjallë edhe karrierën e holandezit tjetër Van de Bek. Gjithsesi, shqetësim i madh për Junajtidin është mbrojtja dhe tekniku do të përpiqet të krijojë një dyshe të fortë në qendër të përbërë nga Megajer dhe Varan, me shpresë se këta do të jenë mirë fizikisht dhe do të kthehen në formën e dikurshme.

Sfidanti.al