Do ta bëjnë që në ndeshjen e parë të Erik Ten Hagut si trajner, për t’i dhënë holandezit mirëseardhjen e duhur, që ta kuptojë se ku ka ardhur. Tifozët e Mançester Junajtidit pritet të protestojnë ashpër në sfidën e parë të sezonit në “Old Traford”, madje flasim që në pjesën e miqësoreve. Ata janë të zemëruar me pronarët e klubit, amerikanët e familjes Glejzër, që sipas tyre e shohin Junajtidin si “lopë për t’u mjelë”. Lajmet janë që Glejzërsat morën 11 milionë paundë stërlina si fitime në një sezon të dështuar dhe në të cilin borxhi i “djajve të kuq” arriti në 500 milionë paundë stërlina. Tifozët protestuan në dy ndeshje sezonin e kaluar dhe e kanë bërë shpesh herë që nga viti 2005 kur amerikanët blenë klubin.
Sfidanti.al