Mos është penduar Lacio për Vedat Muriqin? Shqiptari ka rilindur në Spanjë!

Nuk është ulur aspak në nivel, përkundrazi, mund të thuhet se “ka shkuar me ngritje”. Vedat Muriqi u largua si i dështuar nga Lacio e Mauricio Sarrit, duke mos arritur të fitonte formacionin e të ndihmonte ekipin në fazën sulmuese, por transferimi në La Liga të Spanjës e ndihmoi që gjithçka të ndryshonte. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës po shkëlqen për Majorkën, duke qenë edhe autori i golit të vetëm në fitoren tepër të rëndësishme ndaj Atletikos së Madridit. Dakord, goli u shënua me penallti, dhe 11-metërshi shkaktoi polemika, por suksesi ishte ndaj kampiones në fuqi të Spanjës, ndëras Muriqi vazhdon ta tregojë veten. Jo më kot, ai është penalltisti i ekipit. Majorka është në luftë të ashpër për mbijetesën duke pasur 29 pikë, vetëm një pikë më shumë sesa Kadisi i vendit të tretë nga fundit që të zbret në La Ligën B. Me gjasë, Lacio do të jetë penduar që lejoi largimin e Muriqit.

Sfidanti.al