Mjeshtri i ndeshjes për Bajernin ishte Serzh Gnabri

Kur nuk ke një Levandovski, dhe kur Çupo-Motingu tregohet më pak “Çupo-Moting) se zakonisht, atëherë duhen zgjedhje të tjera. Kështu ndodhi me Bajernin në fitoren 6-1 ndaj Verderit në Bundesligë, edhe pse humbi sulmuesin tjetër, Sadio Mane, që në minutën e 21-të. Gjithsesi në fushë ishte një futbollist tjetër, tepër i talentuar por hera-herës misterioz, si Serzh Gnabri. Sulmuesi i krahut fitoi një penallti dhe shënoi 3 gola duke qenë më i miri në fushë. Ai u shpall “Mjeshtri i Ndeshjes” nga mediat bavareze, që gjithashtu vlerësuan lart francezin Lykas Hernandez (“Kaizeri”), Xhoshua Kimihun (“Zotin e Futbollit”) apo Xhamal Musialën (“Bomberin”). Sipas mediave në Bavari, Bajerni ndjeu mungesën e Matijs De Ligtit në mbrojtje që luan rol udhëheqës, ndonëse Verderi nuk kërcënoi shumë.

Sfidanti.al