Barazimi me Kremonezen, madje pa shënuar asnjë gol, si dhe fitorja e rivalëve për titull, ishin lajme vërtet të këqija. Stefano Pioli, një trajner mjaft i mirë që fitoi Serinë A në maj dhe që fitoi rinovimin e kontratës pas ditë më parë, nuk e fsheh dëshpërimin. “Nuk na pëlqen fare diferenca në pikë që kemi me Napolin, – thotë ai, – Milani ka synime të tjera, nuk mund të lëshojmë pikët rrugës në këtë mënyrë. Tetë pikë nga Spaleti janë shumë, nuk e donim këtë moment. i lumtë Kremonezes, por ne mund të bëjmë më shumë”. Ka pasur kritika për dy blerjet e verës, De Ketelerin dhe Origin, si dhe për Rafael Leaon. “Nuk dua të flas me emra, – shprehet Pioli, – gjithsecili prej nesh duhët të bëjë më shumë”.
Sfidanti.al