Mister dhe dyshime tek Arsenali: Ozili mashtron me dëmtimet e tij?

Sikurse dihet taninë, trajneri kohëgjatë i Arsenalit, Arsen Venger, do të largohet në fund të sezonit nga klubi i “topçinjve”. Kështu, Arsenali ndodhet tani para një sfide të fortë, në radhë të parë, duhet të gjejë një trajner dinjitoz që do të zëvendësojë trajnerin legjendar francez.

Media angleze, ndërkohë, spekulon se ndryshime do të ketë edhe në “kuadrin” e lojtarëve, por, megjithatë, ajo (media) më shumë po merret me situatën rreth mesfushorit Mesut Ozil. Bashkëlojtarët e tij nuk janë të kënaqur me trajtimin preferencial të këtij futbollisti gjermano-turk në këtë klub londinez.

Gjatë këtij sezoni, Ozili nuk ka luajtur në shumë ndeshje, duke pretenduar se ka qenë i sëmurë ose i dëmtuar, gjë që, sipas medias, ka bërë që lojtarët e tjerë të ekipit të tij të mos ta duan atë. Ata thonë se Ozili luan ose nuk luan, kur t’i dojë qejfi!

Sfidanti.al