Arsen Venger tregon kartat: Kam më shumë oferta sesa prisja

Trajneri legjendar francez, Arsen Venger, do të largohet në fund të sezonit nga Arsenali, të cilin ai e ka drejtuar për 22 vite me radhë. Pasardhësi i tij ende nuk dihet, megjithëse përmenden disa emra, Luis Enrike, Masimo Alegri… Kurse vetë Vengeri ende po mendon për të ardhmen e tij, por, sidoqoftë, ai thotë se ka marrë më shumë oferta sesa priste.

“Unë, qysh tani, kam marr disa oferta, madje, më shumë sesa prisja. Por, megjithatë, unë ende nuk kam vendosur. Dua që deri në ditën e fundit, t’i përkushtohem Arsenalit. Nuk kam shqyrtuar ndonjë opsion që të marr përsipër ndonjë klub tjetër në Premier Ligë”, vuri në dukje Vengeri, duke lënë të kuptohet se, nëse ai do ta vazhdojë karrierën si trajner, këtë do ta bëjë jashtë Anglisë.

Sfidanti.al