Milani vlen më pak se kryesuesit e ligave të mëdha në Europë

Jo më kot, Arrigo Saki thotë se “idetë vlejnë më shumë sesa paratë”. E tregoi Ksavi Hernandez me Barcelonën që shkatërroi Realin në “Bernabeu” dhe po e tregon Milani në Itali. Skuadra e trajnerit Stefano Pioli kryeson Serinë A duke qenë jo edhe aq shtrenjtë në bazë të kartonave të lojtarëve. Sipas “transfermarktit”, vlera totale e kartonave të futbollistëve të Milanit arrin në 480 milionë euro. Kjo shifër jo vetëm që është më e vogël sesa e Interit, kampion në fuqi i Italisë, por edhe është shumë më poshtë sesa kryesuesit e ligave të tjera të mëdha europiane. Mançester Siti, që kryeson Premier Ligën në Angli, ka një skuadër me vlerë 977 milionë euro, Paris SG që udhëheq ligën franceze, vlen 909.6 milionë euro, Bajerni i Mynihut në krye të Bundesligës gjermane, arrin deri në 815 milionë euro, ndërsa Reali i Madridit në Spanjë shkon deri në 756.5 milionë euro.

Sfidanti.al