Sanço jashtë Anglisë, sa ndryshe ishte në Dortmund!

Mançester Junajtidi e mori për një shifër tepër të lartë dhe vlerësimi i kartonit të tij ishte 130 milionë euro. Xhejdën Sanço ishte (dhe mbetet) një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit europian, por lënia e tij jashtë kombëtares së Anglisë (ashtu si edhe Markus Rashfordi) ishte rrjedhoja logjike e asaj që po i ndodh në “Old Traford”. Një krahasim i thjeshtë bëhet me Sançon që ishte tek Dortmundi. Futbollisti anglez luajti 137 ndeshje me Borusian, shënoi 50 gola dhe shërbeu 64 asiste, pra një 114 kontribute në vetëm 137 ndeshje. Tek Man. Junajtidi, ai ka 33 ndeshje me vetëm 5 gola e vetëm 3 asistë! Një diferencë që flet vetë, ndërsa vlera e kartonit ka zbritur në 80 milionë euro.

Sfidanti.al