Puna ka nisur pa shumë lodhje. Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në Barcelonë në pritje të miqësores ndaj Spanjës së Luis Enrikes në 26 mars, ndërsa trajneri Edi Reja fillimisht është njohur me gjendjen e lojtarëve. Seanca stërvitore ka qenë e lehtë, pasi futbollistët kanë ardhur nga ndeshjet e fundjavës me skuadrat e tyre. Mungesa e vetme në ekip është ajo e Amir Abrashit, i cili ka pësuar dëmtim në sfidën e radhës në Superligën e Zvicrës me Grashopersin. Abrashi cilësohet si i padisponueshëm për sfidën e radhës, ndonëse burime në kombëtare thonë se duhet pritur deri në mbrëmje për të marrë një vendim përfundimtar.
Po ashtu pritet që mesfushori Ardian Bajrami, që vjen nga Benfika, të pajiset me pasaportëm shqiptare, dhe të bëjë debutimin. Kombëtarja do të vazhdojë përgatitjet për dy miqësoret e këtij muaji, në 26 ndaj Spanjës vendase, dhe në 29 në “Arenën Air Albania” kundër Gjeorgjisë, Ekipi spanjoll, ndërkaq, është më i vonuar në grumbullimin e tij sesa Shqipëria, ndërsa trajneri Luis Enrike ka lënë jashtë disa nga lojtarët me më shumë përvojë si Sergio Buskets dhe David De Gea. Në tërësi, “Furitë e Kuqe” sot kanë shumë pak eksperiencë dhe lojtarët me më shumë ndeshje janë Rodri me 17, Gaja me 14 apo Morata me 12, shumë pak sesa kuqezinjtë.
Sfidanti.al