Ndeshja më e dobët e Alabës, fajtor në të 4 golat e Barcelonës

Kritikat më të mëdha pas ndeshjes ishin për trajnerin Karlo Ançeloti, por shumë shpejt mediat dhe tifozët identifikuan një fajtor ndoshta edhe më të madh për katastrofën në El Klasiko. David Alaba luajti pa dyshim ndeshjen më të dobët që kur ka kaluar tek Reali, ndërsa ndikoi në pësimin e të katër golave. Pamjet filmike dhe fotografitë e shkrepura në ato momente, e tregojnë Alabën gjithnjë në pozicion të gabuar, ndërsa Obamejang shënoi 2 herë, dhe Arauho e Ferran Torres nga një herë. Në golin e parë deshi të vepronte me këmbë, jo me kokë, në golin e dytë, Arauho kërceu më lart se ai, në golin e tretë Barcelona realizoi kundërsulmin pas gabimit të austriakut, ndërsa te goli i katërt Alaba mbajti në lojë Ferran Torresin që shërbeu për Obamejangun.

Sfidanti.al