Ende është me “këpucë të kuqe”, kur vjen puna tek llogaritë bankare, por bëhet fjalë për “këpucë” disi më “rozë”. Milani ka 2-3 vjet që ka nisur një ndryshim të madh në terren, me titullin kampion të fituar vjet dhe me kualifikimin në Champions që mund ta arrijë për herë të parë pas disa vjetësh. “Lojtarët janë gati të bëjnë gjithçka për trajnerin Pioli, – thotë presidenti Skaroni, – Maldini është shumë i rëndësishëm dhe falenderojmë shumë Gazidhisin”. Rezultatet në ndeshje kanë ndikuar në bilancet financiare. Në 2019-2020 humbjet ishin 194.6 milionë euro, në 2020-2021 zbritën në 96.4 milionë euro, ndërsa tani shifra e humbjeve ka zbritur në 66.5 milionë euro. Pritet që kjo shifër të zbresë edhe më shumë dhe Milani të ketë ekuilibër, apo edhe të dalë me fitim.
Sfidanti.al