“Luaneshat” e shkrua historinë këtë verë duke fituar Kampionatin Europian në finalen ndaj Gjermanisë, por për të marrë një “kurorë” botërore nuk do ta kenë aspak të lehtë. Nuk është se do të luhet Kupa e Botës, por do të ketë një finale mes dy kampioneve të dy kontinenteve, Europës dhe Amerikës Latine. Tek amerikanojugoret, kampione është Brazili dhe madje “selesao” i femrave ka fituar 8 nga 9 Kupat e fundit të Amerikës. Informacioni është që brazilianet kanë humbur vetëm 2 ndeshje që nga viti 1991, ndonëse në Kupat e Botës nuk kanë qenë aq të suksesshme.
Sfidanti.al