Dështimet radhazi të Barcelonës në Ligën e Kampionëve!

Skuadra që cilësohej gjithmonë favorite për fitoren e Championsit, siç ka qenë gjithmonë Brazili në Kupën e Botës. Barcelona e kishte këtë status që nga viti 2006 e deri në vitit 2019, thuajse pa asnjë ndërprerje. Gjithsesi, tashmë situata ka ndryshuar në mënyrë drastike nga katastrofat radhazi të pësuara në Europë. Në 2017, pas humbjes me PSG-në 4-0 (që u përmbys në 6-1), erdhi eliminimi nga Juventusi pas humbjes 0-3 në Torino. Në 2018, erdhi radha që Roma të përmbyste rezultatin dhe të fitonte 3-0 në “Olimpiko” pas humbjes 1-4. Në 2019, dështimi ishte ndaj Liverpulit dhe sërish në mënyrë të habitshme, 3-0 e 0-4! Në 2020, nuk ka fjalë të shpjegojë sesi u shkërmoq ekipi përballë Bajernit me shifrat 2-8. Në 2021, në “Kamp Nou” erdhi Paris SG që fitoi 4-1, ndërsa sezonin e kaluar dështimi ishte ndaj Bajernit dhe Benfikës. U mendua se këtë vit do të ishte ndryshe por Barça mbeti në vend të tretë pas Bajernit dhe Interit.

Sfidanti.al