Ndoshta nuk pëlqehet për vetëvlerësimin e madh, por padyshim që është i domosdoshëm edhe tani po i afrohet moshës 40-vjeçare. Zllatan Ibrahimoviç duhet të kthehet sa më shpejt në fushë për të rikthyer Milanin pretendent për titullin, apo qoftë edhe për Championsin, sepse pa të skuadra “nuk ndez”. Siç njofton “La Gazeta delo Sport”, në mungesë të Ibrës, reparti i sulmit kuqezi ka shënuar vetëm 1 gol në 9 ndeshje. Disa rrjeta kanë ardhur nga lojtarë të tjerë, por pa kontributin e sulmit është tepër e vështirë të fitohen ndeshjet. Pavarësisht se tifozët po akuzojnë arbitrat se nuk po i japin penallti ekipit të zemrës, sërish problemi kryesor i Milanit duket mungesa e forcës para portës kundërshtare. Ibra pra duhet të kthehet sa më shpejt e “të këndojë” në Serinë A, jo vetëm në San Remo.
Sfidanti.al