Nuk është shumë e besueshme, por statistikat nuk gënjejnë. Kristiano Ronaldo nuk ka dalë asnjë herë shënuesi më i mirë në Serinë A, pasi në dy sezonet e kaluar është mundur të paktën nga një rival. Në 2019, Këpucën e Artë e fitoi Kualjarela me 26 gola ndaj 21 të portugezit, që mbeti gjithashtu prapa Zapatës (23) e Piontekut (22). Sezonin e kaluar, Ronaldo ishte sërish në nivele tepër të larta duke arritur 31 gola në Serinë A në 33 ndeshje, por sërish doli dikush për ta mundur, Çiro Imobile i Lacios me 36. Gjithsesi, “i treti, i vërteti”, pasi në edicionin e tretë, Kristiano është i shkëputur ndaj Romelu Lukakut. Ai ka 23 gola ndaj 19 të belgut të Interit, ndërsa Luis Muriel ka mbetur më prapa, me 16 rrjeta. Për portugezin ka shumë rëndësi një Këpucë e Artë në Itali, pasi ia ka dalë kur ishte në Premier Ligën angleze dhe në La Ligën e Spanjës, edhe pse ishte në konkurrencë të tmerrshme me Lionel Mesin.
Sfidanti.al