Milani i Piolit po tregon se është ai kampion i Italisë

Trajneri u hodh përpjetë i lumtur pas ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Bolonjës. “Arritëm një fitore të merituar, – tha ai, – ne po tregojmë më shumë besim në forcat tona. Tani, kemi më shumë alternativa dhe kemi më shumë qartësi se kush jemi dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë”. Zllatan Ibrahimoviç më shumë ka mbetur si një ikonë kuqezi, pasi janë lojtarët e tjerë të cilëve u mjafton frymëzimi edhe thjesht duke parë fotot e tij apo duke lexuar emrin e suedezit që të shkëlqejnë në fushë. Milani mundi emilianët me meritë, me nga një gol në çdo pjesë loje dhe doli në krye të renditjes së Serisë A, me 1 pikë më shumë sesa Interi. Rafael Leao shënoi në 21’ dhe Olivie Zhiru bëri detyrën si për herë në 58’, në një fitore të merituar dhe të rëndësishme, duke treguar autoritet e po ashtu vazhdimësi. Shumë e mirë prova e parë si titullar për De Ketelerin.

Sfidanti.al