Milan i “çmendur”, gati transferimi i 7-të i merkatos

“Kuqezinjtë” e Milan, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen në këtë merkato vere dhe ditën e sotme është arritur akordi për të afruar lojtarën e shtatë, i cili do të jetë një super përforcim për sulmin e “djajve” italianë.

Bëhet fjalë për “fantazistin” nigerian të Vijareal, Samuel Çukueze, me klubin spanjoll që i ka dhënë “dritën jeshile” kalimit të tij te Milan, pasi këta të fundit derdhën në arkat e “nëndetëseve të verdha”, plot 28 milionë euro, të ndara në formulën 20 milionë euro bazë plus 8 të tjera bonus. Përsa i përket lojtarit, 24-vjeçari nigerian do të nënshkruajë mbrëmjen e sotme ose mëngjesin e së mërkurës kontratën e tij me “kuqezinjtë”, e cila konsiston në një marrëveshje 5-vjeçare, paga e së cilës nuk është zbukuar ende.

 

sfidanti.al