“Djajtë” duan Amrabat, Fiorentina kërkon 30 milionë eurç

“Ylli” maroken i mesfushës, Sofyan Amrabat mahniti gjithë botën me paraqitjet e tij me Kombëtaren e Marokut, gjatë Kupës së Botës 2022, të zhvilluar në Katar, ku për herë të parë, në histori, një Kombëtare afrikane arriti deri në gjysmë-finalet e këtij kompeticioni.

Të shumtë janë klubet e interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit, mirëpo sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Amrabat gjetur akordin personal me “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, teknikun Erik ten Hag, që e pëlqen shumë lojtarin. Megjithatë, bordi i “djajve” nuk ka nisur ende negociatat me “violët” e Fiorentinës dhe italianët nuk kanë ndërmend të pranojnë një ofertë më të vogël se 30 milionë euro për marokenin, mirëpo, duket llogaritur fuqinë ekonomike të “djajve” nuk pritet që kjo shifër të jetë një problem.

 

sfidanti.al