E trishtë, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit

Jo gjithçka është e bukur dhe këtë na e tregojnë lajmë të trishta që marrim herë pas here. I trishtë mund të quhet dhe lajmi i sotshëm, i ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të Flamurtarit, Anesti Vito.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi vlonjat e deri më tani dyshohet se 52-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi kaloi një arrest kardiak, të cilin nuk e përballoi dot. Me një karrierë spektakolare, të cilën e kurorëzoi me titullin kampion të fituar në vitin 2000 me ‘bardheblutë” e Tiranës, Vito ka luajtur dhe në shumë ekipe të tjera në Kategori të ndryshme të futbollit shqiptar, si Tomori, Bylis e Albpetroli.

 

sfidanti.al