Kapiteni i Barcelonës ia ka thënë hapur presidentit Zhoan Laporta se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra, veçse legjenda e larguar disa vjet më parë shprehet i pikëlluar me drejtuesit e klubit që shkuan kot vitet më të mira të argjentinasit. Lionel Mesi i ka vënë vetëm një kusht Laportës, përforcimin e skuadrës me çdo kusht, në mënyrë që të luftohet për titullin në Spanjë dhe për Championsin, ndërsa bisedimet kanë nisur mes drejtuesve në “Kamp Nou” dhe babait të tij, Horges. Ish-kapiteni, Ksavi Hernandez, ndërkaq, akuzon drejtuesit e mëparshëm për gjithçka që ka ndodhur së fundmi. “Mesi nuk ka qenë i lumtur në fushën e lojës vitet e fundit, – tha Ksavi, – drejtuesit e klubit nuk e shfrytëzuan siç duhet faktin që në ekip ndodhej lojtari më i mirë i botës dhe lojtari më i madh në histori”. Kritika ishte për ish-presidentin Bartomeu, ndërsa katalanasit nuk e fitojnë Championsin që nga viti 2015.
Sfidanti.al