Legjenda e Anglisë, Totenhemit dhe Barcelonës u detyrua të izolohej në shtëpi pasi një pjesëtar i stafit, që po punonte për gjysmëfinalen mes Realit e Çelsit, doli pozitiv për koronavirus. Kjo e detyroi edhe Geri Linekerin që të mos paraqitej në studio për gjysmëfinalen tjetër, që u komentua gjithashtu në BT Sport, Paris SG-Mançester Siti. Ish-sulmuesi i madh i kombëtares angleze, që luajti katër herë kundër Flamurtarit në Kupën UEFA, ishte në studio dhe komentoi Real-Çelsi, por pastaj bëri tamponin dhe po pret përgjigjen.
Sfidanti.al