Në kryeqytetin e vendit, Delhi, situata është dramatike dhe në një lagje të qendrës ndodhet spitali i kovidit “Lok Najak Xhai Prakash Narajan” ku njerëzit po vdesin për mungesë të oksigjenit. Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar disa yje milionerë të kampionatit të kriketit në Indi që të zhvillonin ndeshjen e tyre në stadiumin “Arun Xhaitlei”, vetëm disa qindra metra larg. Mes tyre janë yje si Kris Morris që fiton gati 2 milionë euro në vit dhe Rohit Sharma që fiton rreth 1.7 milionë euro në vit. Opinioni publik ka reaguar ashpër me sulme në rrjetet sociale për sjelljen e milionerëve të kriketit, ndërsa India pati vetëm ditën e fundit 3 645 viktima dhe mbi 379 000 raste të reja me koronavirus.
Sfidanti.al