Nuk dihet nëse do t’ia dalë për ta marrë, por Tomas Tuhel besohet se ka pikërisht këtë dëshirë. Trajneri i Çelsit gjykon se zgjidhja më e mirë për Blutë e Londrës është afrimi i mundshëm i Romelu Lukakut, për të cilin janë gati për t’u dhënë deri në 110 milionë euro. Mediat angleze shkruajnë se trajneri gjerman nuk ka besim se Timo Verner mund të kthehet ai që ishte tek Lajpcigu, ndoshta për shkak të presionit mediatik dhe dështimeve këtë sezon, ndërsa bindja është se nuk mund të merret Erling Halandi, që pëlqen të shkojë tek Reali, Barcelona apo dy ekipet e Mançesterit, si dhe tek Bajerni. Sidoqoftë, për Lukakun jo vetëm që mund të mos mjaftojnë 110 milionë euro, por edhe vetë dëshira e sulmuesit belg dhe e Interit do të ishte që të mos ndaheshin kaq shpejt.
Sfidanti.al