Nagelsman fiton “votëbesimin” e tifozëve: i duhuri për Bajernin

Është tema e ditës dhe jo vetëm sepse bavarezët paguan 25 milionë euro për kartonin e tij, një rekord botëror. Julian Nagelsman është një yll i trajningut, krejt i ndryshëm nga Hansi Flik, por më i ngjashëm me të tillë si Jurgen Klop apo Tomas Tuhel. E qartë që shkolla gjermane e trajningut është në modë, dhe jo vetëm nga ana teknike. Tifozët në Gjermani ia kanë dhënë “votëbesimin” Nagelsmanit si dhe Bajernit në një sondazh të realizuar nga revista “Kiker”. Pyetjes nëse ai është tekniku i duhur për kampionët, iu përgjigjën “po” plot 62 për qind e tifozëve. Gjithsesi, edhe dyshues pati, 38 për qind, besohet sepse Nagelsman është tepër i ri, vetëm 33 vjeç, ndërsa stoli i Bajernit është tepër “i nxehtë”.

Sfidanti.al