Nuk është edhe aq pak kur arrin në katër më të mirët, por tek Mançester Junajtidi janë mësuar me trofe. Jo më kot është një ekip 20 herë kampion i Anglisë dhe 3 herë kampion i Europës, ndaj Ole Gunar Solskjer sa më shpejt duhet të heqë njollën që ende e ka. Ai gjithnjë ka dështuar në gjysmëfinale të ndeshjeve me eleminim, pra të kupave në Angli apo Europë. Fitorja 6-2 ndaj Romës i jep mundësi të mëdha që ta tejkalojë më fund barrierën dhe të provojë finalen e parë. Ja gjysmëfinalet e humbura deri tani nga norvegjezi:
Mançester Junajtid-Mançester Siti 0-2, Kupa e Ligës
Mançester Junajtid-Sevilja 1-2, Liga e Europës
Mançester Junajtid-Çelsi 1-3, Kupa e Anglisë
Mançester Junajtid-Mançester Siti 1-3, Kupa e Ligës
Sfidanti.al