Do të ketë blerje në të gjitha repartet, dhe ky projekt mund të quhet fitues. Edhe pa Superligën Europiane, Barcelona ka treguar se di të jetë e suksesshme, ashtu siç di edhe të hyjë në kriza, siç ndodhi gjatë presidencës së Bartomeut. Gjithnjë, lajmi i madh është që Lionel Mesi do të rinovojë kontratën në “Kamp Nou” edhe për dy vjet dhe më pas do të shkojë në SHBA, te klubi i Majemit, në pronësi të Dejvid Bekamit. Argjentinasi është 33 vjeç, pra do të luajë deri në 35 apo 36 për katalanasit, të cilët kanë premtuar se do ta përforcojnë skuadrën për të synuar La Ligën dhe Championsin. Kapiteni do të dojë t’i shtojë trofe të tjerë kabinetit prej 37 kupash që ka deri tani në karrierë.
Sfidanti.al