David Alaba, kontratë 5-vjeçare me Realin, ç’do të bëjë Ramosi?!

Kanë përfunduar 13 vjet karrierë dhe ai mendon se është mjaft. David Alaba do të largohet në fund të sezonit nga Bajerni i Mynihut, padyshim sërish si kampion, dhe do të bashkohet me Realin e Madridit. Lajmet vijnë nga mediat gjermane, spanjolle dhe angleze, ndërsa njoftohet se mbrojtësi austriak do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare në “Santiago Bernabeu”. Nuk dihet sesa do të jetë rroga, por Alaba ka kërkuar shumë, nga 13 deri në 15 milionë euro në sezon të paktën. Ai luan në Bundesligë që në 2010 dhe ka mbajtur fanelën për 427 ndeshje. Tashmë, pritet të shihet se çdo të bëjë kapiteni madrilen, Sergio Ramos, të cilit i përfundon kontrata këtë verë, dhe me shumë gjasë mund të largohet.

Sfidanti.al