Mendonim se trukuesit e ndeshjeve ishin në Tiranë, SPAK-u i gjen në … Përmet!

Disa arrestime janë bërë së fundmi dhe kanë lidhje me futbollin shqiptar. Pas shumë “zhurme dhe asgjëje” për vite me radhës, SPAK duket se e ka “kapur demin për brirësh”, por ky “dem” qenka përmetar dhe sarandiot, jo tiranas, durrsak, korçar, vlonjat apo shkodran. SPAK njofton se janë arrestuar drejtuesi i KF Përmetit, Hajdini, arbitri Ruçi, ndërsa “peshqit” më të mëdhenj janë prokurori Hasa në Sarandë apo oficeri i policisë gjyqësore në Sarandë, Hodaj. Shumë duartrokitje që ka hetime për trukimin e ndeshjeve, por çfarë habie për ne që merremi me gazetarinë e sportit, pasi ne mendonim se “peshku qelbet nga koka”, dhe koka e peshkut të trukimit në futbollin shqiptar nuk është as në Përmet, dhe as në Sarandë.

Sfidanti.al