Fjala është nëse do të kthehet siç ka qenë, apo afërsisht ashtu, sepse pas 2-3 muajsh padyshim që do të jetë gati. Zllatan Ibrahimoviç e shqetësoi shumë Milanin, ndërsa lajmet janë që pas operacionit në gju do t’i duhen të paktën 8 javë kohë për t’u riaftësuar. Kjo do të thotë se suedezi mund të mos jetë në formën e duhur për fillimin e kampionatit, gjë që mund t’i kushtojë skuadrës së Piolit. Pas operacionit, periudha e riaftësimit do të bëjë që Ibra të humbasë fazën përgatitore me skuadrën. Në moshën 39-vjeçare, madje që shpejt do të jetë 40, dyshimet janë të mëdha nëse legjenda suedeze do të jetë në gjendje të kthehet në formën e dikurshme. Milani ia rinovoi kontratën me 1 vit, me shpresë që Zllatani ta ndihmojë për të fituar titullin, ose të paktën për të qenë sërish në Champions.
Sfidanti.al