Menaxheri i Klopit paska ndihmuar Bajernin për moton “Mia san mia”!

Historinë e kemi dikur pak më ndryshe, madje shumë më ndryshe. Në faqen zyrtare të Bundesligës shkruhet se motoja e Bajernit “mia san mia” u krijua në 1987 përpara finales së Kupës së Kampionëve ndaj Portos. Lojtarë të tillë si Pflygler, Dorfner dhe Këgl, që të tre bavarezë, e përdorën shprehen “mia san mia” pas fitoreve të ekipit në Champions. Pavarësisht se finalja ndaj Portos u humb, logoja mbeti.

Gjithsesi, revista “Sport Bild” njofton se menaxheri i Jurgen Klopit, Mark Kosicke, deklaron se është ai autori i frazës së klubit të Mynihut. “Ishte viti 2008, – kujton ai, – dhe u takova meUli Hënesin që ishte i mërzitur që shumë lojtarë të rinj që vinin tek Bajerni nuk e dinin historinë e klubit. Atëherë unë ndihmova duke krijuar një grup nga tifozët që përzgjodhën vlerat e Bajernit. Unë i propozova “mia san mia”, që në dialektin bavarez do të thotë “ne jemi këta që jemi”. Kjo shprehje nënkupton diçka fiton gjithnjë, por pa mendjemadhësi. Që nga ajo kohë, thotë Kosicke, kjo u bë logoja e Bajernit.

Sfidanti.al