NBA, ekonomia e ‘flluskës’; u shpenzuan 180 milionë për të kursyer 1.5 miliardë Dollarë

Nëse NBA nuk do të kishte rinisur kampionatin do të humbiste deri në 2 miliardë Dollarë të ardhura. Por ‘Flluska’ e Disney World që në total kushtoi 180 milionë, bëri që të amortizohet kjo goditje financiare dhe të shpëtohen 1.5 miliardë

Ky operacion pati një kosto 1.8 milionë Dollarë në ditë për ligën amerikane të basketbollit që e mbajti kampusin e saj të izoluar në Disney World të Orlandos në Florida për më shumë se 100 ditë. Në total, në kampionat u zhvilluan 172 ndeshje që mundësuan përfitimin e pjesës më të madhe të të ardhurave nga të drejtat televizive me televizionet kombëtare dhe lokale

Këto janë shifrat që burime pran financave tëe NBA ia dha  Sports Business Journal,  që vlersoi se tribunat virtuale arritën të grumbullonin deri në 60 mijë tifozë duke sjellë të ardhura të rëndësishme falë edhe akordeve me disa sponsor. Tani drejtuesve të NBA u duhet te studionjnë llogaritë  e 30 skuadrave për të përcaktuar boshllëkun që Covid-19 do të lërë në arkat e skuadrave të Ligës Amerikane të Basketbollit dhe vetë kampionatit.

Audienca pësoi rënie të dukshme në kompeticionet që u zhvilluan në datat të njëjta në SHBA: MLB ra me 40%, Playoff I NHL me 38%, US Open në tenis me 45%, futbolli amerikan universitaer me 30% dhe US Open në golf me 42%. Përsa I përket NBA, audienca televizive pësoi rënie me 37%, por ajo digitale u rrit me 34% në krahasim me vitin e kaluar duke vendosur një rekord prej 6.9 miliarsë shikimesh në rrjetet sociale.

Sfidanti.al