Ja edhe tifozi që parashikon fitoren e Nurmagomedovit … CR7-ta!

Janë miq edhe pse natyrisht takohen rrallë. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, vetë ata i quajnë vëllazërore, mes Habib Nurmagomedovit dhe Kristiano Ronaldos, dhe kjo u duk përsëri në prag të ndeshjes që luftëtari nga Dagestani do të ketë me amerikanit Xhastin Geçji në kategorinë e peshave të lehta në UFC. Mbrëmja në MMA është emërtuar UFC 254. Kristiano komentoi duelin në Instagram dhe deklaroi se “padyshim që vëllai im, Habibi, do të fitojë, inshallah (me dëshirën e Zotit)”. Të dy janë takuar kur Ronaldo luante për Realin, dhe ai i dhuroi Habibit një fanelë të tij me numrin 7, por me emrin e luftëtarit me nënshtetësi ruse.

Sfidanti.al