Trajneri juventin fjalët e para të mira i ka për skuadrën si të tërë, pa veçuar të tillë si Moratën apo Dibalën. Andrea Pirlo deklaroi se Juventusi luajti një ndeshje të vërtetë në Kiev, diçka që duhej bërë pas barazimit aspak pozitiv në Krotone për Serinë A. “Dalë nga dalë duhet të gjejmë ekulibrin, – tha ai, – një ditë para ndeshjes provuam diçka dhe na doli mirë, edhe pse në pjesën e parë mund të kishim shënuar”. Tekniku thekson se Kielini pati shqetësime që kur erdhi nga kombëtarja dhe gjendja e tij duhet shikuar, por u shpreh i kënaqur nga zëvendësuesi Demirel.
Po Dibala? “Paulo ka nevojë që të luajë, por ende nuk është në 100 për qind, – theksoi Pirlo, – pak nga pak do ta shohim në maksimum. Ne kemi shumë lojtarë ofensivë dhe unë dua që të kem shumë në fushë, siç ishin Morata, Kulushevski apo Kieza, ndërsa struktura mund të ndryshojë. Ky i fundit mund të luajë nga të dy krahët. Kemi Ronaldon jashtë”. Vetë Dibala reagoi në rrjetet sociale, duke thirrur: “Sa bukur që u riktheva”.
Sfidanti.al