Mbappe nuk rinovon me PSG

Po afrohet merkato e janarit dhe nisin tashmë episodet e reja të telenovelës Mbappe-Real Madrid. A do të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain sulmuesi francez? Sipas “El Chiringuito”, ylli i parisienëve nuk ka ndërmend që të vazhdojë aventurën e tij në kryeqytetin francez, madje do të kërkojë largimin që në sesionin dimëror të merkatos. Sulmuesi është shumë më pranë Realit (krahasuar me 6 muaj më parë), klub që gjithmonë ka shfaqur interes për Mbappe. Madrilenët nuk kanë ndërmend që të presin më gjatë dhe synojnë që të rrëmbejnë që në janar sulmuesin. Nëse nuk arrin që ta bindë të rinovojë, Paris Saint-Germain mund të marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit, që të mos e lërë të lirë me parametër zero verën e ardhshme.

sfidanti.al