Mbape, nga kontrata e re te goli i shkëlqyer ndaj Marsejës!

Në kampionat deri tani janë 16 gola, aspak gjë e vogël duke qenë se ai ka pasur edhe mungesa për shkaqe të ndryshme. Kilian Mbape ndoshta mund të jetë një “elektron” që dëshiron të jetë i lirë, por po ashtu është edhe tepër krenar për të pranuar që ekipi i tij të mos fitojë trofe. Sulmuesi 21-vjeçar shënoi golin e parë në fitoren 2-0 që Paris SG arriti në Derbin e Francës në fushën e Olimpikut të Marsejës. i shërbyer nga Di Maria, ai vrapo si “shigjeta” duke lënë në vend një mbrojtës e duke thyer portierin vendas.

PSG fitoi 2-0, me gol edhe të Ikardit, por gara për titullin kampion këtë vit duket shumë e vështirë. Lioni dhe Lila fituan e mbeten mbi parizienët në renditje. Lila ka 54 pikë, Lioni 52 dhe Parisi 51. Ndërkaq, lajmet nga Franca janë që Mbape po mendon ta rinovojë kontratën me klubin. Mesa kuptohet, presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv Leonardo po e bindin që të mos e shkojë kot vlerën e kartonit të tij, dh eta lejojë klubin të ketë përfitimet e tij kur të realizohet transferimi tek Reali i Madridit. Mendohet që PSG do të kërkojë për kartonin e Mbapesë më shumë se 222 milionët që u paguan për kartonin e Nejmarit. Plani është që Mbape ta rinovojë me dy vjet kontratën deri në 2024.

Sfidanti.al