Trajneri Maurisio Poçetino nuk diti të thotë pas ndeshjes nëse ishte një fitore për titullin kampion, por optimizmi nuk i mungoi aspak. Paris SG fitoi në frymën e fundit, “në aksionin e fundit” siç thotë tekniku argjentinas, duke dalë nga fusha me tri pikë ndaj Sent Etienit. Në “Park dë Prensis” u duk sikur ishin kthyer kohët e dikurshme, kur “të blertët” ishin sundues të futbollit francez, si në vitet 70-të. Gjithsesi, Sent Etieni u detyrua të dorëzohej përballë Kilian Mbapesë, por sidomos përballë Mauro Ikardit. Ish-kapiteni i Interit doli nga hija e dy yjeve kryesorë të PSG-së duke shënuar golin e fitores në minutën e 5-të shtesë. Vetë Mbape shënoi dy gola, në një përballje shumë të habitshme, që ishte 0-0 deri në minutën e 78-të. Buanga kaloi miqtë përpara, pastaj Mbape shënoi në 79’ e 87’, por Hamuma barazoi në 92’. U desh pra Ikardi, që PSG të ketë tani 69 pikë ndaj 70 të Lilës, kur duhen edhe 5 ndeshje deri në përfundim. Ka 35 gola këtë sezon për Mbapenë në 41 ndeshje, që ka mundësi të thyejë rekordin personal të vendosur në 2018-2019. Në kampionat, 22-vjeçari ka 23 duke qenë kandidati numër 1 për Këpucën e Artë.
Sfidanti.al