Cila do të jetë e ardhmja e Lionel Mesi, pra do të qendrojë tek Barcelona apo do të largohet? Kjo pyetje nisi të bëhej sërish pasi katalanasit fituan Kupën e Mbretit, trofeun e 37-të të kapitenit në karrierë, dhe të parit si kapiten. Vetë argjentinasi nuk foli për të ardhmen e tij, por gjithsesi, theksoi se Barcelona është klubi i vetëm i jetës së tij, dhe kjo mund të nënkuptojë diçka.
“Jam shumë i lumtur sepse për ne ishte e vështirë në Kupën e Mbretit, – tha Mesi, – vuajtëm shumë në disa prej ndeshjeve, por ia dolëm. Është kënaqësi e madhe kur ngre trofeun, dhe fitorja ishte madhështore. Është e veçantë kur e fiton si kapiten, sidomos në këtë klub ku unë kam qenë gjatë gjithë jetës sime. Mëkat i madh që nuk mund të festojmë me tifozët. Një vit i vështirë për ne, një vit tranzicioni me shumë lojtarë të rinj. Jemi ende në luftë për titullin dhe do të përpiqemi deri në fund”.
Pyetjen nëse Mesi do të vazhdojë në “Kamp Nou” nuk mund të mos ia bënin presidentit katalanas, Zhoan Laporta. “Leo është lojtari më i mirë i botës, – tha ai, – që është shumë i lidhur me klubin, që e do shumë Barçën. Unë jam i bindur se ai dëshiron që të qendrojë dhe e di se ne do të bëjmë gjithçka që është në duart tona që të vazhdojë me ne. Sot aid ha një spektakël futbolli, por gjithashtu ishte pjesë e një skuadre të madhe, që luajti një ndeshje të madhe futbolli”.
Barcelona do të përpiqet të fitojë La Ligën, ndonëse Reali jepet favorit, por gjithsesi Mesi e ka marrë mesazhin, se ditët e bukura për kthehen. Argjentinasi ka 31 gola këtë edicion, vetëm 1 më pak se Ronaldo, ndërsa 23 i ka në La Liga duke pretenduar sërish Këpucën e Artë në Spanjë.
Sfidanti.al